Amir Rrahmani flet nga karantina, kjo është gjendja e tij

Amir Rrahmani po zhvillonte një sezon fantastik. Ai nënshkroi ndoshta kontratën e jetës me Napolin, pret kualifikimin në Kampionit Evropian nëpërmjet Ligës së Kombeve, por coronavirusi ndali, për momentin, gjithçka.

Sport

24/03/2020 20:34

Amir Rrahmani tregon për “FanZone” të Supersport se çfarë po ndodh të Verona në këto ditë të vështira.

“Para dy të dielave, kemi zhvilluar ndeshjen me Sampdorian, kemi humbur 1-2. Pas disa ditësh, disa lojtarë të Sampdorias dolën pozitivë, kemi qenë të detyruar të qëndronim të izoluar”.

Keni patur frikë dhe a ju është bërë tamponi?

Nuk na është bërë asnjë test, sepse nuk kemi patur asnjë simptomë. Para se të nisë stërvitja, mendohet me 4 prill, por do të jetë e vështirë, do të na bëhen testet.

Kur do të shkosh te Napoli?

Më 1 korrik është kontrata, nuk e di se çfarë do të bëhet.

Çfarë thuhet në Itali për rinisjen e kampionatit?

Presidenti i Italisë e ka vendosur që deri më 4 prill duhet të jemi të gjithë brenda, para dy ditësh ka dalë në konferencë e ka thënë se mund të shtyhet. Ende nuk dihet çfarë do të ndodhë.

Mendon në këtë kohë se është mirë të jesh ende beqar?

Tani po e kuptoj që jo, kam mbetur vetëm, me biçikletën.

Të vjen keq që u shty ndeshja me Maqedoninë?

Më mirë që është shtyrë, sepse do ta zhvillonim pa tifozë. E provuam me Sampdorian, ishte pa ndenja, pa entuziazëm. Familja ime? Të gjithë janë mirë, kanë qëndruar brenda. Shpresoj të kalojë kjo situatë sa më shpejt.