Amir Rrahmani bëhet me trajner të ri te Napoli

Napoli ka emëruar trajnerin e ri të skuadrës, pas shkarkimit të Rudi Garcias në pozitën e shefit të shtabit teknik. Walter Mazzarri është rikthyer pas një kohe në pozitën e kryetrajnerit të skuadrës kampione në fuqi të Serie A, shkruan lajmi.net. Zyrtarizimin e ka bërë Napoli me anë të faqes zyrtare në rrjetet sociale. Walter…

Sport

14/11/2023 19:00

Napoli ka emëruar trajnerin e ri të skuadrës, pas shkarkimit të Rudi Garcias në pozitën e shefit të shtabit teknik.

Walter Mazzarri është rikthyer pas një kohe në pozitën e kryetrajnerit të skuadrës kampione në fuqi të Serie A, shkruan lajmi.net.

Zyrtarizimin e ka bërë Napoli me anë të faqes zyrtare në rrjetet sociale.


Mazzarri ka nënshkruar kontratë deri në fund të këtij sezoni me mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Ai më parë kishte drejtuar Napolin në edicionin 2011/12, duke arritur të fitojë Kupën e Italisë.

Pjesë e Napolit është edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani./Lajmi.net/