Amir Rrahamani rikuperohet, i gatshëm për ndeshjen e ardhshme
Amir Rrahmani është rikthyer nga lëndimi dhe ftohet për ndeshjen e ardhshme të Napolit ndaj Crotones.
Sport
Kapiteni i kombëtares së Kosovës ka lënë prapa lëndimet e tij dhe është rikthyer me ekipin, raporton lajmi.net.
Rrahmani nuk arriti që të grumbullohej me kombëtare dhe kësisoj vazhdoi rikuperimin e tij.
Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, e ka ftuar lojtarin në sfidën që Napoli do ta zhvillojë me Crotonen nga ora 15:00.
Në këtë sezon, Rrahmani ka 13 paraqitje me klubin e Napolit./Lajmi.net/
? | Squad list for #NapoliCrotone
? #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/hsArSKKtWq
— Official SSC Napoli (@en_sscnapoli) April 3, 2021