Amir Khan pezullohet për dy vjet nga boksi
Boksieri britanik Amir Khan është pezulluar për dy vjet pasi testi anti-doping zbuloi praninë e një substance të ndaluar pas meçit së tij kundër Kell Brook në shkurt të vitit 2022. Sipas njoftimit nga shtypu anglez, ish-kampioni i botës në pesha të lehta rezultoi pozitiv në testin për ostarinë. Khan, i cili u tërhoq nga…
Sport
Boksieri britanik Amir Khan është pezulluar për dy vjet pasi testi anti-doping zbuloi praninë e një substance të ndaluar pas meçit së tij kundër Kell Brook në shkurt të vitit 2022.
Sipas njoftimit nga shtypu anglez, ish-kampioni i botës në pesha të lehta rezultoi pozitiv në testin për ostarinë.
Khan, i cili u tërhoq nga boksi në maj, pranoi se kishte thyer rregullat anti-doping, por tha se nuk ishte e qëllimshme, përcjellë lajmi.net.
Një gjykatë e pavarur e pranoi këtë argument, duke përjashtuar sjelljen e qëllimshme ose të pamatur nga 36-vjeçari.
Ndalimi nga të gjitha sportet mendohet se ka filluar më 6 prill 2022 dhe skadon më 5 prill 2024.
Faqja e internetit Anti-Doping në Mbretërinë e Bashkuar thotë se ostarina është një ilaç i krijuar për të pasur efekte të ngjashme me testosteronin./Lajmi.net/