Amerikani i Prishtinës: Dua të luaj për Kosovën

Demontez Stitt e ka bërë të qartë se nëse ftohet nga Kosova mund të luaj për përfaqësuesen tonë.

Sport

01/04/2015 22:49

Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Demontez Stitt ka thënë se në të ardhmen mund të luaj për Kosovën, nëse merr një ftesë të tillë.

“Nëse marr ftesë nga Kosova, do ta shqyrtoja mundësinë që të luaja për këtë vend”, tha Stitt gjatë një interviste për Supersport Kosova.

Demontez Sitt ishte pjesë e rëndësishme e Sigal Prishtinës në fitoren kundër KK Kozuv me rezultat 85:61.