“Amerika nuk mund të bëj kompromise me sundimin e ligjit në veri”, Haradinaj komenton deklaratën e Kurtit: Seni ma budalla që mund ta thotë dikush

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar ngjarjet e fundit të cilat kanë ndodhur në vendin tonë, rreth pezullimit të Dialogut Strategjik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe deklaratën e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti kishte thënë që Amerika nuk mund të bëj kompromise me…

Lajme

07/10/2025 23:32

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar ngjarjet e fundit të cilat kanë ndodhur në vendin tonë, rreth pezullimit të Dialogut Strategjik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe deklaratën e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti kishte thënë që Amerika nuk mund të bëj kompromise me sundimin e ligjit në veri. E këtë deklaratë të tij e komentoi edhe Haradinaj në “Adresa”. Ai tha se kjo është gjëja më budalla që mund të thuhet.

Haradinaj tha se Amerika është ajo që e ka bombardu Millosheviqin, Amerika që e ka bombardu Serbinë, Amerika që hala e kësaj dite ia tregon vendin Serbisë për mos me të ngucë ty, e nuk po dojka që ne me bë ligj në veri.

“Amerika që e ka e ka bombardu Millosheviqin, Amerika që e ka bombardu Serbinë, Amerika që hala e kësaj dite ia tregon vendin Serbisë për mos me të ngucë ty, e nuk po dojka që ne me bë ligj në veri. A je në veti more!. Ky është seni ma budallë që mund ta thotë dikush”, shtoi tutje Haradinaj në Kanal 10.