Ambulanca tek pishina e Gërmisë qysh në ditë hapëse, një qytetare thyen hundën, dyshohet se pishina ishte gjysmë e mbushur
Sot pas shumë pritjeve, më në fund u hap Pishina e Gërmisë për këtë sezon verore. Por, hapja nuk po del të jetë fort e suksesshme, shkruan lajmi.net Siç raporton Kryetari i Këshillit Lokal, Enver Rednica, një qytetare sot ka pësuar lëndime serioze në hundë, pasi pishina ishte gjysmë e mbushur, duke shkaktuar kështu habi…

Lajme
Sot pas shumë pritjeve, më në fund u hap Pishina e Gërmisë për këtë sezon verore.
Por, hapja nuk po del të jetë fort e suksesshme, shkruan lajmi.net
Siç raporton Kryetari i Këshillit Lokal, Enver Rednica, një qytetare sot ka pësuar lëndime serioze në hundë, pasi pishina ishte gjysmë e mbushur, duke shkaktuar kështu habi tek qytetarët.
“Unë, si Kryetar i Këshillit Lokal, kam lajmëruar rastin tek organet kompetente sepse ky rast duhet zbardhur, dhe në rast se del në pah që vajza në fjalë është lënduar për shkaqe që pishina nuk ka pasur ujë të mjaftueshëm”, shkruan Redenica në postimin e tij, duke shtuar se fajtor për këtë janë kryeshefi i NPL “Sport Marketing”, Bardh Krasniqi dhe komuna e Prishtinës.
Tutje, ai tha se këtë vit dita e parë në pishinën e Gërmisë ka qenë me pagesë, duke thyer kështu traditën shumë vjeçare, ku gjithmonë dita e parë e hapjes ka qenë falas.
Postimi i plotë: