Ambasadorja turke i premton bashkëpunim ministres Hoxha

Ambasadorja Kiliç përgëzoi ministren Hoxha për pozitën dhe detyrat e reja dhe ofroi bashkëpunimin e saj në përmbushjen e prioriteteve të Ministrisë.

Lajme

25/07/2016 17:49

Mministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha priti në takim ambasadoren e Republikës së Turqisë, Kivilcim Kiliç.

Në takim, ministrja Hoxha e falënderoi ambasadoren e Turqisë për bashkëpunimin e deritashëm në lëmin e drejtësisë dhe foli për prioritetet e saj dhe përkushtimin e Ministrisë në realizimin e detyrave institucionale.

Ambasadorja Kiliç përgëzoi ministren Hoxha për pozitën dhe detyrat e reja dhe ofroi bashkëpunimin e saj në përmbushjen e prioriteteve të Ministrisë.

Ambasadorja çmoi lart  përkushtimin e ministres Hoxha dhe theksoi se bashkëpunimi do të vijojë edhe në të ardhmen.

Vlerësim i përbashkët ishte se është në interes të dyja vendeve bashkëpunimi në lëmin e drejtësisë duke i begatuar dhe thelluar ato, në interes të qytetarëve të të dyja vendeve. /Lajmi.net/