Ambasadori suedez viziton Novus pas nënshkrimit të kontratës strategjike me kompani suedeze
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka vizituar kompaninë Novus për të shënuar nënshkrimin e një kontrate të rëndësishme bashkëpunimi me një kompani suedeze. Gjatë vizitës, ai është takuar me ekipin menaxhues të Novus, duke diskutuar mbi bashkëpunimin e ri dhe potencialin për thellimin e lidhjeve mes sektorit teknologjik në Kosovë dhe partnerëve skandinavë.…
Lajme
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka vizituar kompaninë Novus për të shënuar nënshkrimin e një kontrate të rëndësishme bashkëpunimi me një kompani suedeze.
Gjatë vizitës, ai është takuar me ekipin menaxhues të Novus, duke diskutuar mbi bashkëpunimin e ri dhe potencialin për thellimin e lidhjeve mes sektorit teknologjik në Kosovë dhe partnerëve skandinavë.
Ky zhvillim vjen në një moment të rëndësishëm për Novus, e cila ka shënuar zgjerim të vazhdueshëm ndërkombëtar, përfshirë hapjen e zyrës në Mynih pas pranisë rajonale në Prishtinë, Shkup dhe Tiranë.
Me mbi 150 projekte të realizuara në tre kontinente, Novus vazhdon të forcojë pozicionin e saj si një ofrues i besueshëm i shërbimeve të sigurisë kibernetike dhe IT-së.
Në fund të muajit mars, Novus do të organizojë gjithashtu një konferencë rajonale për sigurinë kibernetike në Tiranë, në partneritet me Cisco e fokusuar në sfidat dhe kërkesat e sektorit financiar. Konferenca do të mbledhë aktorë kyç rajonalë nga industria dhe institucionet financiare.
Ky bashkëpunim i ri me një kompani suedeze dhe vizita e Ambasadorit Westerlund konfirmojnë rolin në rritje të Novus si një partner strategjik në tregjet evropiane dhe më gjerë. /Lajmi.net/
