Ambasadori suedez viziton Novus pas nënshkrimit të kontratës strategjike me kompani suedeze

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka vizituar kompaninë Novus për të shënuar nënshkrimin e një kontrate të rëndësishme bashkëpunimi me një kompani suedeze. Gjatë vizitës, ai është takuar me ekipin menaxhues të Novus, duke diskutuar mbi bashkëpunimin e ri dhe potencialin për thellimin e lidhjeve mes sektorit teknologjik në Kosovë dhe partnerëve skandinavë.…

Lajme

26/02/2026 14:21

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka vizituar kompaninë Novus për të shënuar nënshkrimin e një kontrate të rëndësishme bashkëpunimi me një kompani suedeze.

Gjatë vizitës, ai është takuar me ekipin menaxhues të Novus, duke diskutuar mbi bashkëpunimin e ri dhe potencialin për thellimin e lidhjeve mes sektorit teknologjik në Kosovë dhe partnerëve skandinavë.

Ky zhvillim vjen në një moment të rëndësishëm për Novus, e cila ka shënuar zgjerim të vazhdueshëm ndërkombëtar, përfshirë hapjen e zyrës në Mynih pas pranisë rajonale në Prishtinë, Shkup dhe Tiranë.

Me mbi 150 projekte të realizuara në tre kontinente, Novus vazhdon të forcojë pozicionin e saj si një ofrues i besueshëm i shërbimeve të sigurisë kibernetike dhe IT-së.

Si një nga kompanitë e pakta nga Evropa Juglindore që është anëtare e plotë e Cloud Security Alliance, ajo demonstron përkushtim ndaj standardeve ndërkombëtare në një sektor me kërkesë gjithnjë në rritje.

Në fund të muajit mars, Novus do të organizojë gjithashtu një konferencë rajonale për sigurinë kibernetike në Tiranë, në partneritet me Allianz dhe Cisco, e fokusuar në sfidat dhe kërkesat e sektorit financiar. Konferenca do të mbledhë aktorë kyç rajonalë nga industria dhe institucionet financiare.

Ky bashkëpunim i ri me një kompani suedeze dhe vizita e Ambasadorit Westerlund konfirmojnë rolin në rritje të Novus si një partner strategjik në tregjet evropiane dhe më gjerë. /Lajmi.net/