Ambasadori Kosnett e Komandanti Rama flasin me zyrtaren e Pengatonit për planin e transformimit të FSK-së

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka zhvilluar sot diskutimin virtual me zyrtaren e Pentagonit, Laura Cooper

Lajme

23/04/2021 19:11

Ky diskutim kishte temë kryesore, çështjen e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një forcë të ndërveprueshme me SHBA dhe NATO-n, njofton Klan Kosova.

Këtë e ka bërë të ditur vet Ambasadori Kosnett, përmes një reagimi në twitter, ndërsa shton se në këtë diskutim, ishin pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj si dhe Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama.

”Diskutime të hollësishme me zyrtaren e Pentagonit, Laura Cooper, Ministrin Mehaj, & Gjenerallejtënant i FSK-së Rama, për angazhimin tonë të përbashkët për koordinimin SHBA-Kosovë në lidhje me planin 10 vjeçar, çelësin e transformimit në një forcë mbrojtëse të ndërveprueshme me SHBA & #NATO”.