Ambasadori italian porosi Kurtit dhe Osmanit: Po presim formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando ka folur pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.

Lajme

16/02/2021 12:58

Përmes një postimi në Twitter, Orlando ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Vjosa Osmanin. Duke u thënë se po presin formimin e Qeverisë në kohë dhe zgjedhjen e presidentit.

“Populli foli! Sipas rezultateve paraprake, uroj Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Albin Kurtin, Vjosa Osmanin dhe popullin e Kosovës për procesin e suksesshëm zgjedhor. Secili fiton kur demokracia lulëzon! Presim formimin e Qeverisë në kohë dhe zgjedhjen e Presidentit”, ka thënë ai /Lajmi.net/