Ambasadori i SHBA-së në Kosovë: Udhëheqja e Albright shpëtoi jetë të panumërta
Ambasadori Jeff Hovenier, i cili është ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, ka reaguar rreth vdekjes së ish-Sekretares së Shtetit të SHBA-ve, Madeleine Albright, duke thënë se udhëheqja e saj e guximshme në Ballkan shpëtoi jetë të panumërta.

Lajme
“Udhëheqja e saj e guximshme në Ballkan shpëtoi jetë të panumërta,” shkroi ai në Twitter.
Në postimin e tij, ambasadori po ashtu shkruan se, jeta e Albright ishte një personifikim i ëndrrës amerikane, shkruan lajmi.net.
“Jeta e Albright ishte personifikimi i ëndrrës amerikane – ngjitja nga refugjate në Sekretaren tonë të parë femër të Shtetit.”
Po ashtu, ai shtoi se përparimi I Kosovës është një nderim për Albright.
“Përparimi i Kosovës është një nderim i vazhdueshëm për trashëgiminë e saj,” përfundoi ai. /Lajmi.net/
.@Madeleine Albright’s life was the personification of the American dream—climbing from refugee to our first female Secretary of State. Her courageous leadership in the Balkans saved countless lives. Kosovo’s progress is an ongoing tribute to her legacy. pic.twitter.com/BThNbyNLkd
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 23, 2022