Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë: Urime Vetëvendosjes për fitoren historike

Jorn Rohde, ambassador i Gjermanisë në Kosovë, ka komentuar certifikimin përfundimtar të rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Lajme

13/03/2021 18:38

Rohde përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar uruar fituesin e këtyre zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje.

“Mirë që rezultatet e zgjedhjeve janë certifikuar. Urime për ekipit Vetevendosje për fitoren historike me më shumë se 50% të votive”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Tutje në urimin e tij Rohde ka thënë se ky rezultat duhet të çojë vendin sa më shpejt në formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentit.

“Ky rezultat i qartë duhet të çojë në formimin e shpejtë të qeverisë dhe zgjedhjen e një presidenti dhe veprime po aq vendimtare për shumë përparësi urgjente të Kosovës”, ka përfunduar ambasadori Rohde./Lajmi.net/