Ambasadori hungarez: Hungaria do t’i kthejë në Kosovë azilkërkuesit

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka pritur sot në në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Lorent Balla, ku u bisedua edhe për numrin e madh të azilkërkuesëve kosovarë.

Lajme

12/01/2015 14:45

Me këtë rast, ambasadori Balla e uroi ministrin Hyseni në emërimin e tij, si ministër i Punëve të Brendshme. “

Ministri Hyseni e njoftoi ambasadorin Balla me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke u fokusuar në veçanti në adresimin e sfidave të sundimit të ligjit dhe sigurisë në mbarë territorin e vendit”, thuhet në një njoftim të MPB-së.

Siç njofton MPB,  gjatë takimit u bisedua edhe për numrin e madh të azilkërkueseve kosovarë të cilët po qëndrojnë në Hungari.

Ambasadori i Balla tha se autoritet e shtetit të Hungarisë të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që kërkojnë azil, u ofrohen kushtet standarde për jetesë, ndërsa menjëherë pas përfundimit të procedurave administrative ata qytetarë kthehen në Kosovë, raporton KosovaPress.