Ambasadori Hovenier pritet të ngjitet në skenë për të kënduar së bashku me Filarmoninë e Kosovës
Filarmonia e Kosovës është në përgatitjet finale të koncertit përmbyllës të sezonit 2023/2024, të quajtur “Koncert për Paqe”, i cili pritet të mbahet më 6 korrik në ora 20:30. Koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, e që do të jetë përkujtim për dy përvjetorë të rëndësishëm: 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës dhe…
ShowBiz
Filarmonia e Kosovës është në përgatitjet finale të koncertit përmbyllës të sezonit 2023/2024, të quajtur “Koncert për Paqe”, i cili pritet të mbahet më 6 korrik në ora 20:30.
Koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, e që do të jetë përkujtim për dy përvjetorë të rëndësishëm: 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës dhe 248-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pjesë e këtij koncerti do të jetë edhe Ambasadori Amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier i cili veçse i ka filluar përgatitjet së bashku me korin e Filharmonisë së Kosovës e përbërë nga 200 muzikantë.
“Jemi të nderuar që në mesin tonë, bashkë me 200 muzikantë, në skenë do të ngjitet edhe Ambasadori Amerikan në Kosovë, Shkëlqesia e tij Jeffrey M. Hovenier”, thuhet në njoftimin e Filharmonisë së Kosovës. /Lajmi.net/