Ambasadori Hill, ndikimi rus dhe vendimet e vështira të BE-së rreth Ballkanit

Ambasadori Hill don me përfundu mandatin në Beograd, e ne ende nuk jemi afër me kuptu rolin dhe punën e tij. Ai është ambasador në Serbi jo në Kosovë. Ka një detyrë dhe mision atje. Duhet me tentu me kuptu sa e rëndësishme dhe e vështirë është me shtri ndikimin e tij në një qeveri…

Opinion

14/06/2024 17:25

Ambasadori Hill don me përfundu mandatin në Beograd, e ne ende nuk jemi afër me kuptu rolin dhe punën e tij. Ai është ambasador në Serbi jo në Kosovë. Ka një detyrë dhe mision atje. Duhet me tentu me kuptu sa e rëndësishme dhe e vështirë është me shtri ndikimin e tij në një qeveri dhe pushtet që flirton dhe bashkëpunon aq thellë me Rusinë.

Shkruan: Shenoll Muharremi

Por ne duhet të dijmë edhe një fakt tjetër, që Rusia e ka luftuar Perandorinë Osmane në pjesën e dytë të shek XIX dhe e ka ndihmuar Serbinë të pavarsohet. Lidhja e tyre është e thellë dhe gjerë. Në ato kohra ka pasur raste kur Europa apo Fuqitë e Mëdha Europiane e kanë lënë rajonin nën mëshirën e forcave dhe pushtuesëve të huaj. Ndoshta Rusia në kontekstin e shek XIX për Serbinë është sikurse SHBA për ne në shek XXI.

E në këtë konteskt, puna e Hill është shumë e vështirë për të menaxhuar Serbinë dhe institucione me elemente pro ruse. Ai ka bërë disa deklerata sistematikisht që nuk janë pëqlyer në Kosovë. Por ndoshta ato kanë qenë të domosdoshme që ai të fitoj besimin dhe qasjen që i duhet në Beograd. Ai e ka detyrë të ketë marrëdhënie të mira dhe akces atje. Ndoshta ai po e bënë saktësisht punën ashtu si duhet.

Dje kishte deklaruar që “Serbia nuk e ka obligim që të njof Kosovën për tu futur në BE”. Fundja, ai nuk është një person relevant të përgjigjet për këtë. BE është aq dinamike dhe me shumë interese saqë as ambasadorët e vendeve të fuqishme të BE nuk e dijnë sigurt si do të bëhet puna në fund.

Deri më tani, politikat e BE-së thonë që nuk dëshirojnë të importojnë probleme me vendet e reja. Por BE ka qenë joracionale në shumë raste, nuk është që merr gjithmonë vendime të drejta apo të duhura.

Fundja nëse BE kishte gjeneruar politika të duhura dhe të qëndrueshme afatgjate rreth Ballkanit, nuk kishte pranuar të anëtarësoj asnjë vend të rajonit ndaras, se ne kemi parë cfarë mund dhe do të ndodhë. Rasti i Greqisë me Maqedoninë i konfirmuar me Bullgarinë dhe Maqedoninë, ka demostruar që vendet e Ballkanit vetëm do e bllokojnë njëra-tjetrën nëse anëtarësohen veq e veq.

Përatë, cfardo anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perendimor që nuk është në bllok, sikurse zgjerimi i vitit 2004, do të jetë gabim trashanik i BE-së në lidhje me politikat e saja në Ballkan. BE edhe mund të përsërisë gabimet sikurse më herët dhe të pranoj Serbinë para Kosovës, por atëherë ajo do të importoj probleme të mëdha brenda saj. Siguria e Europës do të përshakllëzohet nga ky veprim dramatikisht do të dobësoj paqën dhe sigurinë në Ballkan do ta kërcënoj Europën vazhdimisht.

Përatë, ndoshta kjo që thotë Ambasadori Hill është shumë periferike dhe jo e rëndësishme për Kosovën, bëhet për nevoja të brendshme në Serbi. Ne duhet të na interesoj që Serbia mos të futet në BE para Kosovës, Malit të Zi, BiH dhe Shqipërisë për shkak se ajo do të i bllokoj të gjitha dhe Ballkanit do të i vihet flaka përsëri. Këtë sidomos BE duhet të kuptoj, por ajo, edhe pse ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë me fonde Ballkanin, ka dështuar shumë herë politikisht në të kaluarën që ne tani të kemi garanci që në të ardhmën vendimet e saja do të jenë në përputhje me paqën, sigurinë dhe prosperitetin afatgjatë të rajonit.