Ambasadori Hargreaves: Institucionet të formohen sa më shpejt në vitin e ri në mënyrë që Kosova të angazhohet plotësisht në dialog

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një takim me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, ku diskutuam çështje të rëndësishme politike dhe të procesit institucional në vend. Në një postim në rrjetet sociale, ambasadori Hargreaves theksoi se biseda ishte pozitive dhe shprehu shpresën që institucionet e reja të formohen sa më…

Lajme

04/12/2025 22:44

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një takim me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, ku diskutuam çështje të rëndësishme politike dhe të procesit institucional në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasadori Hargreaves theksoi se biseda ishte pozitive dhe shprehu shpresën që institucionet e reja të formohen sa më shpejt në vitin e ri, për të mundësuar që Kosova të angazhohet plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të bëjë përparim në rrugën drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

Postimi i plotë: 

Këtë pasdite takova kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Kemi pasur një diskutim të mirë, duke shpresuar që institucionet të formohen sa më shpejt në vitin e ri, në mënyrë që Kosova të mund të angazhohet plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të bëjë përparim në rrugën drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare./lajmi.net/