Ambasadori gjerman, Rohde reagon pas publikimit të indeksit të lirisë së mediave, i ashpër pasi Kosova ndodhet edhe prapa Serbisë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas raportit të fundit të Reporterëve pa Kufij, ku Kosova ka pësuar rënie të thellë në Indeksin e Lirisë së Shtypit, duke u renditur 24 vende më poshtë dhe tashmë e fundit në rajon. Në një postim në BlueSky, Rohde tha se raporti i këtij viti “lexohet…

Lajme

02/05/2025 11:44

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas raportit të fundit të Reporterëve pa Kufij, ku Kosova ka pësuar rënie të thellë në Indeksin e Lirisë së Shtypit, duke u renditur 24 vende më poshtë dhe tashmë e fundit në rajon.

Në një postim në BlueSky, Rohde tha se raporti i këtij viti “lexohet si një listë detyrash për qeverinë e re”, duke theksuar se liria e shtypit është themel i çdo demokracie të qëndrueshme.

Ai theksoi se Kosova renditet madje edhe pas Serbisë, duke ngritur alarmin për situatën e rënduar të mediave në vend.