Ambasadori gjerman për ngërçin politik: Edhe në një lojë futbolli, nëse dështon- duhet të ndërrohet lojtari

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka komentuar situatën e krijuar në vend s ai përket ngërçit politik e institucional. Rohde komentoi dështimin e deputetëve për të konstituar kuvendin për 16 herë radhazi. Diplomati gjerman është pyetur nga klani se çfarë duhet të bëhet në situatën në të cilën gjendet Kosova, meqë rast mori një shembull konkret…

Lajme

16/05/2025 12:02

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka komentuar situatën e krijuar në vend s ai përket ngërçit politik e institucional.

Rohde komentoi dështimin e deputetëve për të konstituar kuvendin për 16 herë radhazi.

Diplomati gjerman është pyetur nga klani se çfarë duhet të bëhet në situatën në të cilën gjendet Kosova, meqë rast mori një shembull konkret e që lidhet me futboll.

Ai mori një shembull interesant, duke e ndërlidhur situatën politike me një lojë futbolli.

“Edhe në një lojë futbolli, nëse dështon, duhet të ndërrohet lojtari”, u shpreh shkurt Rohde, duke iu referuar dështimit të Albulena Haxhiut për të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare.

Rohde u deklarua për situatën në Kosovë gjatë një organizimi në Ditën e Gjuhës Gjermane, për çka në Prishtinë të premten u mbajt një event në kick box./Lajmi.net/