Ambasadori gjerman flet për zgjedhjet e 9 shkurtit: Viti 2025 do të jetë sfidues

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar se viti 2025 do të jetë një vit sfidues për Kosovën. Rohde përmendi strukturën e re të Komisionit dhe Këshillit Evropian dhe potencoi se është optimist për këtë vit duke shtuar se nevojiten takime më të shpeshta në procesin e dialogut për të arritur rezultate konkrete.…

Lajme

08/01/2025 15:41

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar se viti 2025 do të jetë një vit sfidues për Kosovën.

Rohde përmendi strukturën e re të Komisionit dhe Këshillit Evropian dhe potencoi se është optimist për këtë vit duke shtuar se nevojiten takime më të shpeshta në procesin e dialogut për të arritur rezultate konkrete.

“Pas katër vjetësh në Kosovë, ky është viti im i fundit këtu. Kam pasur katër vite plot ngjarje. Dhe dua të shoh një 2025 shumë të mirë. Gjermania dhe Kosova ndajnë një lidhje të veçantë. Ju e dini, që nuk është vetëm diaspora, por ne kemi edhe shumë projekte të përbashkëta në tranzicionin energjetik, infrastrukturë. Ne kemi gjithashtu dy ngjarje të mëdha në shkurt: Ju keni zgjedhje, ne kemi zgjedhje. Pra, thirrja ime për ju është: Shkoni votoni! Sepse është e rëndësishme të kontribuoni në formësimin e të ardhmes suaj. 2025, sigurisht do të jetë një vit sfidash. Mirëpo, unë jam optimist: Kemi një ekip të ri në Komision, në Këshillin Evropian dhe ajo që na duhet është më shumë ambicie, takime më të shpeshta dhe më e rëndësishme rezultate më konkrete për zbatimin konkret të dialogut”, ka deklaruar Rohde në mesazhin për vitin 2025.

Rohde ka përmendur edhe zgjedhjet që do të mbahen në shkurt në të dy vendet dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje.