Ambasadori francez takohet me kryetarin e KQZ-së, temë diskutimi – zgjedhjet
Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka pritur sot në takim, ambasadorin e Francës në Kosovë, Oliver Guerot. Në njoftim bëhet e ditur se në qendër të diskutimeve gjatë këtij takimi ishin përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Radoniqi…

Lajme
Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka pritur sot në takim, ambasadorin e Francës në Kosovë, Oliver Guerot.
Në njoftim bëhet e ditur se në qendër të diskutimeve gjatë këtij takimi ishin përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Radoniqi e njoftoi ambasadorin Guerot për përgatitjet që aktualisht është duke i zhvilluar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, siç është votimi përmes postës, emërimi i trupave zgjedhore, trajnimi i tyre si dhe përgatitjet tjera teknike, thuhet në njoftim.