Ambasadori Delawie mbështet ftesën e Jahjagës për takim të liderëve
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie e ka mbështetur iniciativën e Presidentes Atifete Jahjaga që ti takojë liderët e partive politike në vend.

Lajme
Kërkon që liderët në vend të takohen dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët.
“Liderët e Kosovës duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët’, ka shkruar ambasadori në Twitter.
Ftesën e Jahjagës për të takuar liderët e ka mbështetur edhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.
Ndërkohë ftesën e Presidentes Atifete Jahjaga, dërguar partive politike në Kosovë, pozitës dhe opozitës, që të ulen e të negociojnë për ta zgjidhur krizën politike në vend opozita thotë se do ta refuzojë./ Express