Ambasadori britanik: Nuk është mirë që Lista Serbe ta përcaktojë qeverinë e ardhshme

Ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff, ka thënë se nuk do të ishte gjë e mirë që qeveria e ardhshme të përcaktohej nga Lista Serbe. Sipas tij, ata duhet të përfshihen në qeveri, por vetëm pas pajtimit të partive shumicë për bërjen e koalicionit. 

Lajme

23/08/2014 09:27

Në një intervistë për “Kohën Ditore” ai shpreh pritjet e tij që gjithçka të nisë të zgjidhet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa thekson se Qeverinë e ardhshme të Kosovës e presin sfida të mëdha, siç janë: zhvillimi ekonomik, dialogu me Serbinë dhe integrimet evropiane. 

Në intervistë Cliff ka theksuar se Lista Serbe do të duhej të jetë pjesë e Qeverisë, por jo faktor përcaktues i krijimi të saj.

“Nëntë nga dhjetë deputetët e zgjedhur (serbë) në Kuvendin e Kosovës janë nga Lista Serbe. Kështu që mendoj se do të ishte mirë që këta serbë të futeshin nën ombrellën e Kosovës dhe kjo listë të bëhet pjesë e Qeverisë. Por mendoj se Lista Serbe duhet të presë dhe të shohë se si do të shkojnë negociatat për krijimin e qeverisë mes partive shumicë shqiptare dhe pastaj eventualisht t’i bashkohen edhe ata. Nuk mendoj se është gjë e mirë që Lista Serbe të jetë partia vendimtare për Qeverinë e ardhshme.

Për bllokimin politik që po e frenon krijimin e institucioneve, ambasadori britanik thotë se nuk duhet ekzagjeruar.

Me situata të tilla sipas tij, përballen edhe vende evropiane që kanë traditë mijëravjeçare të demokracisë.

“Nuk mendoj se duhet ta ekzagjerojmë shumë këtë situatë. Ajo çfarë duhet të kujtojmë është se edhe vendet në Evropë që kanë një përvojë mijëravjeçare përballen me situata të tilla institucionale. Kosova si shtet i pavarur ekziston qe gjatë vjet, kështu që nuk është befasi që për këtë periudhë ka pasur bllokadë. Në fakt mendoj se kërkesa e dërguar dhe konsultimi i Gjykatës Kushtetuese është përvojë e mirë, në interpretimin që kjo gjykatë mund të japë për boshllëqet eventuale kushtetuese apo ligjore. Kështu që, nuk besoj se Kosova ka pasur ndonjë dëm të madh gjatë kësaj kohe, por duhet të shpresojmë për një vendim të qartë nga Gjykata për të vazhduar pastaj me formimin e Qeverisë, gjë që sigurohet se do të marrë kohë.

Duke folur për dialogun e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë, Cliff ka thënë se nuk duhet lejuar që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe të jetë një lloj shteti brenda shtetit të Kosovës. 

Ai ka lavdëruar institucionet e drejtësisë në Kosovë rreth masave të ndërmarra në luftën kundër radikalizmit