Ambasadori britanik në Dragash, uron Ditën e Goranëve
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, përmes një postimi në Facebook, ka uruar ditën e Goranëve. Hargreaves në postimin e tij ka bërë të ditur edhe se ditën e sotme ai e ka kaluar në Dragash dhe Restelicë. Për këtë, Hargreaves ka falënderuar deputetin Adem Hoxha pasi që ky i fundit i ka treguar këtë…

Lajme
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, përmes një postimi në Facebook, ka uruar ditën e Goranëve.
Hargreaves në postimin e tij ka bërë të ditur edhe se ditën e sotme ai e ka kaluar në Dragash dhe Restelicë.
Për këtë, Hargreaves ka falënderuar deputetin Adem Hoxha pasi që ky i fundit i ka treguar këtë ‘’rajon të mrekullueshëm dhe traditat e tij vendore’’.
‘‘Gëzuar Ditën e Goranëve! Kalova një ditë fantastike në Dragash dhe Restelicë duke mësuar më shumë për komunitetin gorani të Kosovës. Faleminderit Adem Hodža që na tregove këtë rajon të mrekullueshëm dhe traditat e tij vendore’’, ka shkruar ai.