Ambasadori Bajrami dhe Sorensen takohen në Bruksel, flasin për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami është takuar me Peter Sorensen, emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Ai ka shkruar se mezi pret bashkëpunimin me BE-në për formësimin dialogut Kosovë Serbi, që çon në njohje reciproke. “Mezi presim bashkëpunimin në formësimin e dialogut të normalizimit Kosovë-Serbi, i përqendruar në njohjen reciproke dhe hapjen e…

Lajme
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami është takuar me Peter Sorensen, emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.
Ai ka shkruar se mezi pret bashkëpunimin me BE-në për formësimin dialogut Kosovë Serbi, që çon në njohje reciproke.
“Mezi presim bashkëpunimin në formësimin e dialogut të normalizimit Kosovë-Serbi, i përqendruar në njohjen reciproke dhe hapjen e plotë të rrugës së Kosovës drejt integrimit të shpejtë dhe të bazuar në merita në BE”, ka deklaruar Bajrami.
Për këtë takim ka shkruar edhe Peter Sorensen, i cili ka thënë se do të punojnë për normalizimin e të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Pata një takim të parë të mirë me ambasadorin Agron Bajrami sot. Mezi presim të punojmë së bashku drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.
Enjoyed a good first meeting with Ambassador @AgronBajrami today. Looking forward to working together towards full normalisation of relations between Kosovo and Serbia. pic.twitter.com/uJX4Im4hc2
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) February 18, 2025