Ambasadori amerikan porosit kandidatët: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme fillojnë me ju

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Phillip Kosnett, ka dhënë një mesazh drejtuar kandidatëve për deputetë, që garojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që mbahen më 6 tetor.

Lajme

20/09/2019 23:03

Kosnett në prag të fillimit zyrtarisht të fushatës zgjedhore tha se zgjedhjet e lira dhe të ndershme fillojnë nga këta kandidatë.

“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme fillojnë me ju. Drejtësia rrjedh nga kandidatët që ndjekin rregullat e zgjedhjeve dhe ligjin”, ka shkruar Kosnett.