Ambasadori amerikan në Serbi: Hillary e kënaqur që serbët nuk kanë të drejt vote në SHBA

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka vlerësuar se kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Hillari Clinton, nuk do të kishte dëshirë që serbët të kenë të drejtë vote në zgjedhjet e 8 nëntorit, njofton Klan Kosova.

Lajme

05/11/2016 15:39

Kjo, pasi serbët në shumicë janë deklaruar në mbështetje të rivalit të saj republikan, Donald Trump.

Madje, në Serbi lëvizje Radikale si ajo e Vojislav Sheshel, kanë daluar edhe publikisht nëpër sheshe me pankarta në duar e me brohoritje pro-Trump.

Simpatia për të u rrit kur një revistë javore serbe Nedeljnik kishte dalë me një artikull ku shkruante se Trump i kërkon falje Serbisë për bombardimet e NATO-s.

Gjithsesi, më vonë u zbulua se ato fjalë nuk i kishte thënë Trump dhe Nedeljnik pati kërkuar falje më vonë.