Ambasada japoneze për makiaton e Kosovës: Pse është kaq e mirë kudo?
Kultura e kafesë në Kosovë po vazhdon të tërheqë vëmendjen e të huajve, të cilët gjithnjë e më shpesh e cilësojnë makiaton si një nga përvojat më të veçanta gjatë qëndrimit të tyre në vend. Së fundmi, edhe Ambasada e Japonisë në Kosovë ka ndarë një reagim pozitiv, duke pyetur me kureshtje: “Pse makiato është…
Lajme
Kultura e kafesë në Kosovë po vazhdon të tërheqë vëmendjen e të huajve, të cilët gjithnjë e më shpesh e cilësojnë makiaton si një nga përvojat më të veçanta gjatë qëndrimit të tyre në vend.
Së fundmi, edhe Ambasada e Japonisë në Kosovë ka ndarë një reagim pozitiv, duke pyetur me kureshtje: “Pse makiato është kaq i mirë kudo në Kosovë?”, një reflektim që pasqyron përvojën e shumë vizitorëve ndërkombëtarë.
Kosova njihet për traditën e fortë të kafesë, ku makiato, një espresso e shoqëruar me pak qumësht, përgatitet me kujdes të veçantë në pothuajse çdo lokal. Nga kafenetë në qendër të Prishtinës deri te ato në qytetet më të vogla, cilësia dhe shija mbeten të qëndrueshme.
Në Kosovë, kafeja nuk është vetëm një pije, por një ritual i përditshëm. Takimet shoqërore, diskutimet e biznesit dhe momentet e relaksit shpesh zhvillohen rreth një makiatoje.
Për shumë të huaj, kjo përvojë bëhet pjesë e pandashme e kujtimeve nga Kosova.
Në një kohë kur turizmi në Kosovë po rritet gradualisht, duket se një nga “ambasadorët” më të mirë të vendit mbetet pikërisht një filxhan makiatoje.
