Ambasada e SHBA-ve tregon numrat në rast të dhunës me bazë gjinore

Pas vrasjeve të fundit të grave në Kosovë, Ambasada e SHBA-ve, në platformën “X”, kanë thënë se Kosova ka një ligj gjithëpërfshirës për parandalimin dhe mbrojtjen nga të gjitha format e dhunës në familje. Tutje ambasada ka thënë se dhuna me bazë gjinore është një krim i dënueshëm – i dënueshëm nga ligji në fuqi.…

Lajme

19/04/2024 11:46

Pas vrasjeve të fundit të grave në Kosovë, Ambasada e SHBA-ve, në platformën “X”, kanë thënë se Kosova ka një ligj gjithëpërfshirës për parandalimin dhe mbrojtjen nga të gjitha format e dhunës në familje.

Tutje ambasada ka thënë se dhuna me bazë gjinore është një krim i dënueshëm – i dënueshëm nga ligji në fuqi.

“Kosova ka një ligj gjithëpërfshirës për parandalimin dhe mbrojtjen nga të gjitha format e dhunës në familje. Dhuna me bazë gjinore është një krim i dënueshëm – i dënueshëm nga ligji në fuqi. Raportoni në: 0800 11 112 ose 192”, ka shkruar ambasada.