Ambasada e SHBA-ve bën thirrje që autorët e sulmit në Banjskë të vihen para përgjegjësisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Kosovës, ka shkruar në tre vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë. Ata i janë bashkuar Kosovës në nderimin e heroit Afrim Bunjakut, i cili u vra gjatë këtij sulmi derisa po kryente detyrën e tij në mbrojtje të territorit të Kosovës. Ambasada e SHBA-ve ka bërë thirrje që autorët…

Lajme

24/09/2026 10:08

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Kosovës, ka shkruar në tre vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë.

Ata i janë bashkuar Kosovës në nderimin e heroit Afrim Bunjakut, i cili u vra gjatë këtij sulmi derisa po kryente detyrën e tij në mbrojtje të territorit të Kosovës.

Ambasada e SHBA-ve ka bërë thirrje që autorët të vihen para drejtësisë.

“I bashkohemi Kosovës në nderimin e oficerit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë në shtator të vitit 2023. Përsërisim thirrjen tonë që autorët të vihen para përgjegjësisë”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-ve.

Por, si ndodhi sulmi në Bansjkë?

Në aktakuzë thuhet se më 24 shtator të vitit 2023, pasi bllokoi rrugën për në urën e fshatit me dy kamionë, Milan Radoiçiq dhe pjesëmarrësit e tjerë u fshehën dhe sulmuan oficerët e Policisë së Kosovës që shkuan për t’i larguar kamionët dhe për të liruar rrugën.

Në sulm mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, ndërsa u plagosën policët: Alban Rashiti, Çlirim Shaqiri, Mirsad Kryeziu dhe Sedat Dushi.

Sipas aktakuzës, sulmi zgjati deri në orën 15:00, “kur shumica dërrmuese e grupit iku përmes rrugëve malore drejt Republikës së Serbisë”.

Në aktakuzë thuhet se ata ishin “trajnuar profesionalisht” dhe se kishin hyrë në Kosovë në mënyrë të paligjshme nga Serbia, përmes rrugëve malore, me dhjetëra makina, disa prej të cilave të blinduara dhe të ngarkuara me armë të rënda, municione, raketahedhës, eksplozivë, uniforma ushtarake kamufluese dhe pajisje të tjera ushtarake logjistike. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: