Ambasada e SHBA-së thekson rëndësinë e qeverisjes gjithëpërfshirëse në Kosovë gjatë takimit me ministrin Rashiq

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ku kanë diskutuar për rëndësinë e qeverisjes efektive dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë. Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, gjatë takimit është theksuar nevoja që institucionet e Kosovës të punojnë në…

Lajme

26/03/2026 15:25

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ku kanë diskutuar për rëndësinë e qeverisjes efektive dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, gjatë takimit është theksuar nevoja që institucionet e Kosovës të punojnë në mënyrë të barabartë dhe në shërbim të të gjitha komuniteteve që jetojnë në vend.

Po ashtu, Prattipati dhe Rashiq kanë biseduar edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë.

“E ngarkuara me Punë, Anu Prattipati u takua me Ministrin e Komuniteteve dhe Kthimit Nenad Rashiq për të nënvizuar rëndësinë e qeverisjes efektive që i shërben të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe për të shqyrtuar mundësitë për të forcuar bashkëpunimin”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/