Ambasada e SHBA-së me njoftim të ri për ata që shkelin rregullat e vizave amerikane
Qeveria e re amerikane ka nisur një përpjekje të gjerë dhe të koordinuar ndëragjencie për të luftuar mashtrimin me viza dhe për t’i dhënë fund migracionit të paligjshëm që ka prekur shtetet amerikane dhe ka krijuar shumë sfida për sigurinë dhe rendin. Kjo iniciativë thuhet se synon të rrisë efikasitetin e masave dhe të sigurojë…

Lajme
Qeveria e re amerikane ka nisur një përpjekje të gjerë dhe të koordinuar ndëragjencie për të luftuar mashtrimin me viza dhe për t’i dhënë fund migracionit të paligjshëm që ka prekur shtetet amerikane dhe ka krijuar shumë sfida për sigurinë dhe rendin.
Kjo iniciativë thuhet se synon të rrisë efikasitetin e masave dhe të sigurojë që çdo individ që kërkon të hyjë në SHBA, ta bëjë atë në përputhje me ligjin dhe procedurat e rregullta.
Në kuadër të kësaj përpjekjeje, ata që shpallen fajtorë për mashtrimin me viza dhe për abuzim të sistemit të imigracionit, do të përballen me pasoja të rënda, duke përfshirë ndalimin e përhershëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Politikat e reja të kufizimit të vizave janë më të rrepta dhe zbatohen jo vetëm për individët që tentojnë të përdorin mënyra të paligjshme për të hyrë në SHBA, por edhe për qeveritë deh agjencitë e huaja që mund të lehtësojnë migracionin e paligjshëm, duke e bërë më të vështirë për qytetarët që të abuzojnë me sistemin.
Në lidhje me këto ndryshime, në njoftim publikoi edhe Ambasada e ShBA-ve në Kosovë./Lajmi.net/