Ambasada e Kosovës në Austri po “fle gjumë” për tragjedinë në Graz, shpërndan veç një postim të MPJD-së me “burime jozyrtare”

Ambasada e Kosovës në Austri është në “gjumë” dhe nuk i ka ofruar asnjë informatë zyrtare publikut kosovar në lidhje me tragjedinë e djeshme në Graz, ku vdiqën 11 persona, në mesin e tyre edhe një kosovare e moshës 15-vjeçare. Të vetmin reagim që Ambasada e Kosovës në Austri e ka bërë është shpërndarja e…

Lajme

11/06/2025 09:19

Ambasada e Kosovës në Austri është në “gjumë” dhe nuk i ka ofruar asnjë informatë zyrtare publikut kosovar në lidhje me tragjedinë e djeshme në Graz, ku vdiqën 11 persona, në mesin e tyre edhe një kosovare e moshës 15-vjeçare.

Të vetmin reagim që Ambasada e Kosovës në Austri e ka bërë është shpërndarja e postimit të MPJD-së, që bazohej në burime jozytare, shkruan lajmi.net

“Nga të dhënat e deritanishme të konfirmuara nga Policia Austriake, në mesin e viktimave gjendet vetëm një shtetas i huaj me origjinë nga Polonia, viktimat e tjera janë shtetas austriakë, ndërsa shtetas nga Kosova, nuk ka as në mesin e të plagosurve. Nga burime jozyrtare kemi mësuar se në mesin e viktimave mund të jetë edhe një e mitur me prejardhje nga Kosova, L.B. e lindur në Austri në vitin 2010” thuhet në reagimin e MPJD-së.

15-vjeçarja nga Kosova që vdiq tragjikisht dje është Lea Bajrami nga Vitia. Lajmi është konfirmuar edhe nga familjarët e të ndjerës./lajmi.net/