Ambasada e Gjermanisë: Berlini mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Ambasada e Gjermanisë në një postim të fundit shkroi se Berlini mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës – por se për këtë gjë nevojitet veprim nga qeveria kosovare në zbatimin e zotimeve të marra në dialogun e ndërmjet nga BE mes Kosovës dhe Serbisë. “Gjermania mbetet fort e përkushtuar që Kosova të anëtarësohet…

Lajme
Ambasada e Gjermanisë në një postim të fundit shkroi se Berlini mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës – por se për këtë gjë nevojitet veprim nga qeveria kosovare në zbatimin e zotimeve të marra në dialogun e ndërmjet nga BE mes Kosovës dhe Serbisë.
“Gjermania mbetet fort e përkushtuar që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës – dhe synimi është i arritshëm. Por, Kosovës i duhet të veprojë tani, përfshirë përmbushjen e zotimeve nën dialogun e lehtësuar nga BE”, shkroi ambasada.
Postimi i Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë:
Qasja në drejtësi dhe rruga e Kosovës drejt Këshillit të Evropës
Në konferencën përmbyllëse të Institutit të Drejtësisë të Kosovës dhe projektit Lëvizja FOL, Ambasadori Rohde theksoi rolin themelor të sundimit të ligjit në demokraci – një parim në zemër të Këshillit të Evropës.
🔹 Gjetjet inkurajuese tregojnë se seancat dëgjimore publike dhe të drejtat gjuhësore respektohen, me shumicën e individëve të përfaqësuar profesionalisht.
🔹 Megjithatë, mbeten sfida, duke përfshirë zgjidhjet e ngadalta të çështjeve dhe zbatimin e pamjaftueshëm të jurisprudencës së GJEDNJ-së.
Përtej monitorimit të gjyqësorit, projekti ndihmoi në fuqizimin e qytetarëve, duke siguruar që ata të dinë të drejtat e tyre dhe standardet që gjykatat duhet të respektojnë.
Gjermania mbetet fuqimisht e përkushtuar ndaj anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës – dhe qëllimi është i arritshëm! Por Kosova duhet të veprojë tani, duke përfshirë përmbushjen e angazhimeve të saj në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja./Lajmi.net/