Ambasada e Francës kritikon Qeverinë: Çështja e strukturave të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen në kuadër të dialogut, po dërgoni sinjal negativ për partnerët

Ambasada e Francës në Kosovë e ka kritikuar Qeverinë Kurti për mbylljen e disa zyrave paralele në veri. Në postimin e saj, ambasada franceze tha se Kosova po dërgon sinjale negative tek partnerët, transmeton lajmi.net Tutje, ambasada ka kërkuar që çështjet që ndërlidhen me strukturat e Serbisë që ofrojnë shërbime për serbët në Kosovë duhet…

Lajme

15/05/2025 19:46

Ambasada e Francës në Kosovë e ka kritikuar Qeverinë Kurti për mbylljen e disa zyrave paralele në veri.

Në postimin e saj, ambasada franceze tha se Kosova po dërgon sinjale negative tek partnerët, transmeton lajmi.net

Tutje, ambasada ka kërkuar që çështjet që ndërlidhen me strukturat e Serbisë që ofrojnë shërbime për serbët në Kosovë duhet të trajtohen në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

“Veprimet e përsëritura nga autoritetet kosovare kundër strukturave të Serbisë në Kosovë që ofrojnë shërbime për komunitetin serb janë shqetësuese. Çështja e këtyre strukturave duhet të trajtohet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Këto veprime dërgojnë një sinjal negativ për partnerët e Kosovës. Franca po ndjek me kujdes ndikimin e këtyre vendimeve në jetën e përditshme të serbëve në Kosovë”, thuhet në njoftimin nga ambasada e Francës.

Në lidhje me këtë aksion kishte shkruar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti. /lajmi.net/