Ambasada amerikane për vizitën e Hanrahan në Kosovë: Vizita ishte për të quar përpara përpjekjet e SHBA-së drejt stabilitetit ekonomik

Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, ka shkruar në lidhje me vizitën e Zyrtarit të Lartë të Byrosë, Brendan Hanrahan në Kosovë në fundjavën që shkoi. Siç ka shkruar ambasada, vizita e tij kishte qëllim për të quar përpara përpjekjet e SHBA-ve drejt stabiliteti dhe prosperitetit ekonomik, shkruan lajmi.net. “Vizita e tij përfshinte takime konstruktive me…

Lajme

14/07/2025 11:58

Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, ka shkruar në lidhje me vizitën e Zyrtarit të Lartë të Byrosë, Brendan Hanrahan në Kosovë në fundjavën që shkoi.

Siç ka shkruar ambasada, vizita e tij kishte qëllim për të quar përpara përpjekjet e SHBA-ve drejt stabiliteti dhe prosperitetit ekonomik, shkruan lajmi.net.

“Vizita e tij përfshinte takime konstruktive me zyrtarë qeveritarë, udhëheqës të opozitës dhe komunitetin e biznesit, si dhe vizita në Camp Film City dhe Camp Nothing Hill, për të quar përpara përpjekjet e SHBA-së drejt stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik. Ai gjithashtu gjeti kohë për të vizituar Manastirin e Graçanicës, vendin e bukur dhe historik të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Hanrahan është takuar në këtë fundjavë me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, kreun e PDK-së, Memli Krasniqin, nënkryetaren e LDK-së, Hykmete Bajramin, kryetarin e AAK-së, ramush Haradinaj dhe përfaqësues të Listës Serbe.

Në këto takime është biseduar për ngërçin e shkaktuar në institucionet e Kosovës si dhe raportet bilaterale mes Kosovës dhe SHBA-ve dhe rrugën euroatlantike të Kosovës. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i ambasadës: