Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me Qeverinë Hoti
Ambasada amerikane në vendin tonë përmes një postimi në rrejte sociale, ka reaguar pas votimit të Qeverisë Hoti.

Lajme
Ai tha se mezi presin të punojnë me kabinetin e ri qeverisës për proceset e ardhshme.
“Urime për formimin paqësor të qeverisë së re. Ne mezi presim që të punojmë me qeverinë Hoti për të vazhduar punën e rëndësishme për paqen, drejtësinë dhe prosperitetin, përfshirë përpjekjet për forcimin e marrëdhënieve rajonale dhe luftimin e COVID-19”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane.
Ndryshe, qeveria e Kosovës mori 61 vota pro në Kuvendin e Kosovës, aq sa janë të mjafteushme për formimin e saj. /Lajmi.net/