Alvin Karaqi fiton medaljen e artë në Lojërat Europiane

Karateisti kosovar, Alvin Karaqi që përfaqëson shtetin e Shqipërisë është shpallur kampion në Lojërat Europiane. Karaqi arriti ta fitonte finalen ndaj holandezit, Timmermans, shkruan Lajmi.net Me këtë fitore, Karaqi ia siguroi medaljen e parë të artë shtetit të Shqipërisë, në Lojërat Europiane që po mbahen në Krakow të Polonisë. Kujtojmë që Karaqi dikur përfaqësonte edhe…

Sport

23/06/2023 18:40

Karateisti kosovar, Alvin Karaqi që përfaqëson shtetin e Shqipërisë është shpallur kampion në Lojërat Europiane.

Karaqi arriti ta fitonte finalen ndaj holandezit, Timmermans, shkruan Lajmi.net

Me këtë fitore, Karaqi ia siguroi medaljen e parë të artë shtetit të Shqipërisë, në Lojërat Europiane që po mbahen në Krakow të Polonisë.

Kujtojmë që Karaqi dikur përfaqësonte edhe ngjyrat e shtetit të Kosovës./Lajmi.net/