Alves largohet nga PSG, lojtari po kthehet tek Barcelona?
Mbrojtësi brazilian, Dani Alves, duket se po përgatitet për një rikthim të madh tek skuadra e Barcelonës.

Sport
Lojtari që po bart shiritin e kapitenit me kombëtaren e Brazilit në Kupën e Amerikës, ka bërë të ditur përmes ‘Instagram’ se do t’i jap fund aventurës së tij me PSG, duke mos vazhduar kontratën.
Raportimet e spanjolles ‘RAC1’, bëjnë të ditur se lojtari i është vetëofruar skuadrës së Barcelonës për një rikthim të mundshëm, transmeton lajmi.net.
Rikthimi i Alves tek Barcelona do të ishte ndihmë e madhe për skuadrën, duke pasur parasysh edhe përvojën që ka lojtari.
Kujtojmë se gjatë muajve të kaluar ai kishte dhënë një intervistë për ‘Globo’, ku kishte thënë se Barcelona është shtëpia e tij dhe gjithmonë do të dëshironte rikthimin. /Lajmi.net/