Altin Krasniqi falënderon protestuesit në Strasburg: Edhe pse fizikisht jo, me zemër ishim bashkë

Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi i cili është edhe deputet i Kuvendit të Kosovës nga PDK, ka shkruar pas protestës në Strasburg. Ai ka thënë se nuk ka pasur mundësi të ishte prezent pasi ishte në Hagë, për vizitë tek babai i tij, shkruan lajmi.net. “Edhe pse fizikisht nuk isha me ju në Strasburg,…

Lajme

16/11/2025 18:49

Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi i cili është edhe deputet i Kuvendit të Kosovës nga PDK, ka shkruar pas protestës në Strasburg.

Ai ka thënë se nuk ka pasur mundësi të ishte prezent pasi ishte në Hagë, për vizitë tek babai i tij, shkruan lajmi.net.

“Edhe pse fizikisht nuk isha me ju në Strasburg, me zemër ishim të gjithë së bashku, duke kërkuar drejtësi. Ju falënderoj secilin veç e veç për përkrahjen, kohën, angazhimin dhe forcën që na keni dhënë në këtë periudhë kaq të vështirë. Një gjë është e sigurt: edhe pse tash e 5 vite në paraburgim, çlirimtarët tanë mbeten të pathyeshëm e krenarë, dhe shumë shpejt do të kthehen të lirë në vendin e tyre”, ka shkruar Krasniqi. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë: