Altin Krasniqi demanton propagandën e VV-së: Babai im nuk e ka votuar Gjykatën Speciale

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj asaj që e quan propagandë të militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me përfshirjen e babait të tij, Jakup Krasniqi, në votimin për themelimin e Gjykatës Speciale. Ai sqaron se videoja që qarkullon në rrjete sociale daton nga viti 2013 dhe lidhet me një marrëveshje krejt tjetër,…

Lajme

09/08/2025 18:16

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj asaj që e quan propagandë të militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me përfshirjen e babait të tij, Jakup Krasniqi, në votimin për themelimin e Gjykatës Speciale.

Ai sqaron se videoja që qarkullon në rrjete sociale daton nga viti 2013 dhe lidhet me një marrëveshje krejt tjetër, jo me themelimin e kësaj gjykate, transmeton lajmi.net

“Babai im nuk e ka votuar Gjykatën Speciale, e cila është votuar në vitin 2015, kur ai nuk mbante asnjë funksion institucional,” shkruan Krasniqi në një postim, të cilit i ka bashkangjitur edhe një deklaratë të vjetër të Jakup Krasniqit, ku ai shprehet kundër themelimit të kësaj gjykate.

Deputeti Krasniqi thekson se kjo çështje nuk duhet të politizohet dhe kërkon që Gjykata Speciale të respektojë ligjet e Republikës së Kosovës dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

“Ne kërkojmë vetëm drejtësi, të bazuar në fakte dhe në standarde evropiane,” përfundon ai, duke mbrojtur pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe përkushtimin e saj ndaj drejtësisë.

Postimi i plotë: 

Sqarim për të gjithë ata që bëjnë propagandë ose kanë rënë pre e saj:
Propaganda më e madhe e militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje është një video e vitit 2013, kur po votohej një marrëveshje krejt tjetër dhe jo Gjykata Speciale.
Babai im, Jakup Krasniqi, nuk e ka votuar Gjykatën Speciale, e cila është votuar në vitin 2015, kohë kur ai nuk ka pasur asnjë funksion institucional.
Sot nuk ka rëndësi pse u votua Gjykata Speciale dhe nuk duhet të politizohet kjo temë; ajo që kërkohet sot është që të mos deformohet e vërteta dhe që Gjykata Speciale të i përmbahet ligjeve të Republikës së Kosovës dhe konventave për të drejtat e njeriut.
Pavarësisht bindjeve politike, unë gjithmonë do të kërkoj drejtësi, sepse e di që lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe se UÇK-ja nuk i ka ikur kurrë drejtësisë, por gjithmonë i ka luftuar padrejtësit.
Ne kërkojmë vetëm drejtësi, të bazuar në fakte dhe në standarde evropiane.
Foto para 10 vitesh./lajmi.net/