ALPEX, Bordi i ZRRE-së merr këto vendime
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka miratuar të hyrat e lejuara maksimale për Operatorin e Lejuar të Tregut të Energjisë Elektrike – NEMO (ALPEX) për periudhën 2026–2028, si dhe ka vendosur për caktimin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (FMF), në mbledhjen e parë për vitin 2026, të mbajtur të enjten, raporton…
Lajme
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka miratuar të hyrat e lejuara maksimale për Operatorin e Lejuar të Tregut të Energjisë Elektrike – NEMO (ALPEX) për periudhën 2026–2028, si dhe ka vendosur për caktimin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (FMF), në mbledhjen e parë për vitin 2026, të mbajtur të enjten, raporton KosovaPress,
Sipas ZRRE-së, të hyrat e lejuara për Kosovën janë përcaktuar në vlerë prej 669 mijë e 28 euro për vitin 2026, 712 mijë e 410 euro për vitin 2027 dhe 835 mijë e 613 euro për vitin 2028, ku struktura e tyre dominohet kryesisht nga kostot operative.
Udhëheqësi i Departamentit të Tarifave në ZRRE, Muharrem Gashi, ka bërë të ditur se institucioni ka pranuar aplikimin e ALPEX-it për përcaktimin e të hyrave dhe tarifave të NEMO-s, duke theksuar se procesi i shqyrtimit është zhvilluar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe metodologjinë përkatëse.
“ZRRE ka pranuar aplikimin e ALPEX-it për përcaktimin e të hyrave dhe të tarifave të NEMO për periudhën 2026-2028. Pas analizimit dhe shqyrtimit të aplikacionit në asketin teknik financiar dhe ligjor, ZRRE ka zhvilluar edhe procesin e konsultimit publik, ku ka dalë më raportin konsultativ i cili ka qenë i publikuar në ëebfaqe të ZRRE… Kjo voanesë ligjore jep ZRRE kompetencë për miratimin e të hyrave të lejuar të strukturës tarifore. Të hyrat e lejuara të propozuara furnizohen, ofertomi i tribulines së Kosovës përfshin komponentët rregullator standard, siç janë kostot operative, kostot që janë të lidhura me investimet kapitale, amortizimet, kapitali i punës, tarifat e licencës,. Vlerat e propozuara për Kosovën për vitin 2026 si të hyra janë 669 mijë e 28 euro për vitin 2026. Për vitin 2027 janë 712 mijë e 410 euro dhe për vitin 2028 janë 835 mijë e 613 euro. Struktura e të hyrave dominohet kryesisht nga kostot operative. Kjo rritje nuk është si rezultat i rritjes së tarifave. Kjo mburon nga rriotja e kostos për njësi, është rrit volumi i energjisë”, ka thënë ai.
Ai ka sqaruar se rritja e të hyrave të lejuara nuk është rezultat i rritjes së tarifave, por vjen si pasojë e rritjes së kostos për njësi dhe volumit të energjisë së tregtuar.
“Lista e tarifave të NEMO-s për Kosovën propozohet që të jetë e pandryshuar krahasuar me periudhën paraprake dhe vazhdon të aplikohet për tregun. Tarifat e ALPEX-it duhet sqaruar se aplikohen vetëm për shërbimet ndaj anëtarëve të bursës, përfshirë tarifat vjetore, tarifat administrative, tarifat variabële të tregtimit. Pra, këto tarifa nuk përfaqësojnë çmimet e energjisë elektrike në bursa, pasi që këto çmime tregu formohen në mënyre automatike nga platofrma e tregtimit bazuar në ofertat e kërkesës së pjesëmarrësve në treg cdo ditë dhe për çdo orë”, ka thënë Gashi.
Ndërkohë, ushtruesi i detyrës së udhëheqësit të Departamentit Ligjor në ZRRE, Ymeridin Misini, ka folur për vendimin e Bordit lidhur me caktimin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit.
“Sa i përket kornizës ligjore ligji për energjinë elektrike, gjegjësisht me nenin 40 përcakton se furnizuesi i mundësisë së fundit ekziston si mekanizëm mbrojtës për konsumatorët me qëllim që furnizim me energji elektrike të mos nderpritetet në rastet kur konsumatori mbetet pa furnizues për shkaqe4 që nuk varen nga vullneti tij. FMF nuk është furnizues tregtar i zakonshëm, por një mekanizëm mbrojtës i shërbimit publik. FMF aktivizohet vetëm në situata të jashtëzakonshme dhe të përkohshme. Një element shumë i rëndësishëm që ligji thekson është se shërbimi i FMF-së nuk është i përhershëm, konsumatorët kanë të drejtë të furnizohen nga FMF vetëm për një periudhe të caktuar kohore, e cila nuk mund të zgjasë më shumë se 60 ditë… Si rezultat i kësaj dështimi dhe anulimi i tenderit, bordi ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet që të caktohet furnizuesi i përkohshëm”, ka theksuar Misini.
Misini ka deklaruar se, duke qenë se janë zhvilluar dy procedura të pasuksesshme të tenderimit dhe më 30 janar 2026 ka përfunduar mandati i furnizuesit të përkohshëm të mundësisë së fundit, ZRRE ka konstatuar se janë plotësuar kushtet ligjore për kalimin në fazën e caktimit të Furnizuesit të Mundësisë së Fundit me akt të veçantë për një afat trevjeçar.
“Duke qenë se janë zhvilluar dy procedura të tenderimit të pasuksesshme dhe me 30 janar 2026 ka përfunduar mandati i furnizuesit të mundësisë së fundit të përkohshëm, ZRRE-ja ka konstatuar se janë plotësuar kushtet ligjore për kalimin në fazën e caktimit të furnizuesit të mundësisë së fundit me akt të veçantë përmes një afati tre vjeçar. Prandaj, pas vlerësimit të kapaciteteve teknike, organizative dhe financiare, si dhe deklarimit të gatishmërisë për marrjen e kësaj përgjegjësie nga licencuesit për furnizimin me energji elektrike, i propozojmë Bordit që të caktohet edhe më tej ndërmarrja KESCO si furnizues i mundësisë së fundit, pasi që e njëjta ka përvojë për të ushtruar këtë përgjegjësi, posedon softuerin e nevojshëm për ushtrimin e këtij funksioni, posedon burime njerëzore profesionale si dhe qëndrueshmëri financiare dhe do të jetë në gjendje të kryejë këtë funksion si FMF për periudhën nga 31 janari 2026 deri më 30 janar 2029 . Pra, FMF-ja nuk është furnizim afatgjatë, është një mekanizëm mbrojtës i kufizuar në kohë për të parandaluar që asnjë konsumator të mos mbetet pa furnizim”, ka shtuar ai.
Në këtë mbledhje të ZRRE-së, nuk është shqyrtuar kërkesa e KESCO-s për rritjen e tarifave në 21 për qind.