Alonso sfidon Vettelin

Fernando Alonso ka lansuar sfidën duke i propozuar rivalit Sebastian Vettel atë që e mendojnë edhe shumë të tjer: të garojë në Formula 1 me një bolid tjetër për dallim i Red Bulli i jashtëzakonshëm, që në katër edicionet e fundit ia ka sjellë titullin e kampionit. “Mendoj se kur Vettel të keyë një bolid…

Sport

29/12/2013 21:14

Fernando Alonso ka lansuar sfidën duke i propozuar rivalit Sebastian Vettel atë që e mendojnë edhe shumë të tjer: të garojë në Formula 1 me një bolid tjetër për dallim i Red Bulli i jashtëzakonshëm, që në katër edicionet e fundit ia ka sjellë titullin e kampionit.

“Mendoj se kur Vettel të keyë një bolid si gjithë të tjerët dhe të fitojë, pastaj mund të thuhet se është një legjendë e Formulës 1”, deklaroi spanjolli, ngasës i Ferrarit, gjatë një interviste për BBC.

Alonso është i bindur se Vettel: “Nëse vjen dita kur Vettel garon me një bolid të njëjtë me të tjerët dhe përfundon i katërti, i pesti ose i shtati, pastaj këta katër titujt e njëpasnjëshëm do të transformohen në një lajm të hidhur sepse njerëzit do t’i vlerësojnë këto fitore në mënyrë negative, në vend të asaj që thuhet sot. Presim disa vite interesante për Sebastianin”.