Alonso: Pepe, jemi me ty

Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso e ka mbështetur bashkëlojtarin e tij, Pepe, për të cilin thotë se e gjithë skuadra madrilene është prapa tij. “Pepe tashmë e ka thënë atë që e ndiente ta thoshte, ndërsa ne të gjithë jemi me të 100 për qind. Për ne, ai është një lojtar shumë i rëndësishëm…

Sport

03/04/2014 17:00

Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso e ka mbështetur bashkëlojtarin e tij, Pepe, për të cilin thotë se e gjithë skuadra madrilene është prapa tij.

“Pepe tashmë e ka thënë atë që e ndiente ta thoshte, ndërsa ne të gjithë jemi me të 100 për qind. Për ne, ai është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe në disa raste është folur në mënyrë të ndryshme për të”, deklaroi fillimisht ish futbollisti i Liverpoolit.

Ndërkohë, Alonso ka folur edhe për fitoren ndaj Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve me rezultat 3:0, e cila e afron gjigantin bavarez me gjysmëfinale.

“E kemi shijuar këtë fitore, pro nuk mund të qëndrojmë të relaksuar, sepse janë edhe 90 minuta”, vazhdoi ai.

Sa i përket lëndimit të Cristiano Ronaldos, nuk mendon se është lëndim serioz dhe pret që portugezi të luajë sa më shpejtë për madrilenët.

I pyetur se cilën në mes të La Ligas dhe Ligës së Kampionëve do ta zgjidhte, ai s’kishte dyshim.

“Është e vështirë të zgjedhësh në mes dyjave, por e dimë se të dyja kompeticionet janë të komplikuara. Championsi e ka një fascinonim të veçantë, sepse ka vite që nuk e kemi fituar”, përfundoi ai.