Almeria “kafshatë e lehtë” për Real Madridin, Benzema shkëlqen me het-trik

Real Madridi e ka fituar ndeshjen kundër Almerias, e vlefshme për xhiron e 32-të në kampionatin elitar të futbollit spanjoll. “Mbretërit” triumfuan 4:2 kundër Almerias në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid, shkruan lajmi.net. Më meritori në këtë triumf të Los Blancos ishte sulmuesi Karim Benzema që realizoi het-trik në pjesën e parë. Sulmuesi francez zhbllokoi…

Sport

29/04/2023 20:23

Real Madridi e ka fituar ndeshjen kundër Almerias, e vlefshme për xhiron e 32-të në kampionatin elitar të futbollit spanjoll.

“Mbretërit” triumfuan 4:2 kundër Almerias në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid, shkruan lajmi.net.

Më meritori në këtë triumf të Los Blancos ishte sulmuesi Karim Benzema që realizoi het-trik në pjesën e parë.

Sulmuesi francez zhbllokoi shifrat vetëm pas pesë minutave lojë, për ta dyfishuar më pas në minutën e 17-të.

Benzema kompletoi het-trikun tre minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e parë shtesë të fraksionit të parë, Lazaro ngushtoi epërsinë e Real Madridit.

Me të nisur pjesa e dytë, Rodrygo realizoi supergol nga distanca për ta shuar çdo shpresë të mysafirëve në këtë takim.

Krejt çfarë bën mysafirët në minutat në vazhdim ishte goli i dytë i realizuar nga Robertone në minutën e 61-të.

Real Madridi ka 68 pikë në pozitën e dytë tabelore në La Liga, tetë më pak se Barcelona që sonte luan kundër Betisit.

Almeria është e 15-ta me 33 pikë gjithsej./Lajmi.net/