Allegri shpreson në kualifikim, por nuk kursen lëvdatat për Villarreal

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri ka dhënë komentet e tij para ndeshjes ndaj Villarreal.

Sport

15/03/2022 15:57

Skuadra e Juventus do të përballet me Villarreal në kuadër të ndeshjes kthyese në fazën e 1/16-ës së finales së Champions League.

Para ndeshjes, Allegri ka dhënë disa komente për këtë sfidë, duke mos kursyer lëvdata për kundërshtarin e tij, ndonëse shpreson në kualifikim.

“Villarreal është skuadër me eksperiencë, me trajner shumë të mirë. Ata nuk pësojnë thuajse fare, dhe ne duhet të bëjmë sa më pak gabime që të jetë e mundur dhe të përgatisim ndeshjen mirë”, ka thënë Allegri, transmeton lajmi.net. “Ne rrezikuam pak në Spanjë, por ne po ashtu kishim edhe shanset tona për të dyfishuar epërsinë”, shtoi ai.

“Shpresojmë të fitojmë në 90 minutat e para. Përndryshe, neve do të na duhen vazhdimet. Zëvendësimet do të jenë të rëndësishme”, ishin fjalët e Allegri.

Juventus dhe Villarreal vendosin nesër se kush do të jetë skuadra që do të marrë biletën për fazën e ardhshme. /Lajmi.net/