Allegri pas eliminimit nga Champions League: Nuk është një dështim

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri ka dhënë komentet e tij pas eliminimit nga Champions League.

Sport

17/03/2022 08:45

Villarreal u tregua skuadër shumë e fortë për Juventus, duke eliminuar ‘Zonjën e Vjetër’ qysh në fazën e 1/16-ës së finales.

Pas ndeshjes, disa komente për këtë dha edhe Allegri, i cili megjithatë thotë se ky nuk është një dështim.

“Ka 10 skuadra në Evropë që janë në nivel më të mirë sesa Juventus. Nuk është turp, është realitet”, ka thënë Allegri, transmeton lajmi.net.

“Nuk është e drejtë të thuhet se ky është një dështim”, shtoi trajneri italian.

Kjo humbje vetëm sa shton presionin për Maxi Allegri, i cili u përball me një sezon mjaft të vështirë në rikthimin e tij te ‘Biankoneri’. /Lajmi.net/