Allegri nuk mbështetët në të rinjtë: Në Itali i konsiderojnë kampionë pas vetëm 2-3 ndeshjeve

Massimiliano Allegri beson se lëvdatat e tepërta po i lënë të rinjtë në Itali prapa në botën e futbollit.

Sport

07/04/2022 22:01

Trajneri i Juventus beson se lojtarët e rinj janë viktimë e lëvdatave të shumta, pasi ata nuk dinë si t’i përballojnë ato.

Maxi nuk mbështetët në talentët, të cilët sipas tij në Itali shpallen ‘kampionë’ pas vetëm 2-3 paraqitjeve dhe më pas e kanë të vështirë të plotësojnë pritshmëritë.

“Në vitet e fundit kam vënë re se në Itali ka një tendencë për t’i shpallur fëmijët kampionë pas 2-3 ndeshjeve të mira, por kjo po i nxiton ata në plnaet e tyre”, ka thënë Allegri, transmeton lajmi.net.

“Një lojtar 20 vjeçar nuk mund kurrë të ketë pjekurinë e një lojtari 28 vjeçar”, shtoi trajneri italian.

Allegri foli në Festivalin e të Rinjve në Gaeta. Ai mes tjerash ka thënë se rrjetet sociale janë një nga pikat që po dëmtojnë talentët. /Lajmi.net/