Allegri: Nuk kam informacione për transferimin e Pjanicit, klubi kujdeset për këto gjëra

Miralem Pjanic vazhdon të lidhet me një rikthim të mundshëm te Juventusi.

Sport

01/08/2021 08:34

Pjanic duket shumë i interesuar të rikthehet në Itali tek Juventusi, transmeton lajmi.net.

Madje raportohet se mesfushori është i gatshëm të heq dorë nga paga e tij e lartë vetëm që të rikthet tek “Zonja e Vjetër”.

Në lidhje me këtë ka folur edhe trajneri i ‘Bianconerëve’ Max Allegri gjatë një interviste për SportMediaset.

“Unë nuk kam informacione lidhur me situatën e Pjanicit, klubi po merret me tregun e transferimeve’, tha ai.

“Me Pjanicin kemi kaluar katër vite të mira në Juventus duke arritur fitore të mëdha, por ai është futbollist i Barcelonës për momentin”, përfundoi Max Allegri.

Boshnjaku nuk është më i preferuar në Barcelonë, dhe mbetet të shihet cila do të jetë e ardhmja e tij. /Lajmi.net/